Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

Gjermania po përballet me një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar — nga infermierët te specialistët e IT-së. Por Gjermania ka probleme të mëdha madje edhe politike. Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë muaj për të mësuar gjuhën në mënyrë që të mund të punojnë në Gjermani. Ramalakshi, njëra prej tyre, thotë se nuk ishte e lehtë për familjen e saj të paguante mijëra euro që ajo të përfundonte shkollimin në infermieri. Tani, ajo ndjen nevojën për t’i shlyer këto investime. “Qëllimi im është të punoj jashtë vendit. Dua të siguroj jetesën financiare për familjen time dhe të ndërtoj një shtëpi për veten time”, tha ajo për DW. Qeveria...