Gjermania i kërkon Francës rritje shpenzimesh ushtarake, shtohen tensionet për sigurinë europiane
Gjermania i ka bërë thirrje Francës të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, duke theksuar se vetëm një angazhim real financiar mund ta kthejë në realitet synimin për vetë-mjaftueshmëri strategjike europiane. Deputeti konservator, Johann Wadephul deklaroi se retorika për sovranitet europian duhet të shoqërohet me hapa konkretë, duke iu referuar shpesh deklaratave të presidentit Emmanuel Macron mbi këtë vizion. Sipas tij, klima e pasigurisë në kontinent po rritet, ndërsa vendet europiane ndihen nën presion të forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake mes pikëpyetjeve për rolin e NATO dhe gatishmërinë e Shtetet e Bashkuara për të garantuar mbrojtje të plotë në çdo skenar krize. Wadephul kritikoi ritmin e ngadaltë të rritjes së buxheteve ushtarake, duke nënvizuar se përpjekjet franceze deri tani mbeten nën pritshmëri. Debati zhvillohet në një...
Burimi:
top-channel.tv