Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Gjermania heton menaxhimin e pandemisë, Spahn dhe Drosten në pyetje
Bota E Hënë, 22 Dhjetor 2025 12:50 Një komision hetimor i ngritur në Gjermani për të shqyrtuar menaxhimin e pandemisë së koronavirusit ka filluar të marrë në pyetje ekspertë dhe figura kyçe nga politika dhe shkenca. Së fundmi, janë thirrur si dëshmitarë ish-ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe virologu Christian Drosten. Seanca dëgjimore publike, e mbajtur pak përpara Krishtlindjeve, fokusohej te roli i Spahn në fillim të pandemisë në vitin 2020, kur ai mori drejtimin e ministrisë nën qeverinë e Angela Merkel, koleges së tij në CDU. Një nga temat kryesore të hetimit ishte prokurimi i maskave mbrojtëse, që besohet të jenë blerë me çmime të fryra. Sipas një punonjësi të Zyrës Federale të Auditimit, 5.8 miliardë maska u blenë me rreth një euro secila,...