Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin
Qeveria gjermane i dha OK-in një autorizimi të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e disa pajisjeve ushtarake drejt vendeve të Gjirit Persik dhe Ukrainës. Autorizimi i vlefshëm për gjashtë muaj, i krijon eksportuesve mundësinë që të përfitojnë nga leje më të shpejta eksporti, pa qenë nevoja të paraqesin më parë një kërkesë për eksport pranë Zyrës Federale për Ekonominë dhe Kontrollin e Eksporteve. Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, argumentoi se sulmet e republikës Islamike ndaj shteteve të Gjirit Persik i kanë bërë urgjentisht të nevojshme pajisjet ushtarake atje, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen ajrore. Ukraina gjithashtu ka nevojë në vazhdimësi për mbështetje ushtarake në këtë fushë. Vendet që përfitojnë nga ky autorizim përfshijnë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Bahreinin,...
Burimi:
top-channel.tv