Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të paidentifikuar kanë hyrë në një degë të bankës së kursimeve Sparkasse në Gelsenkirchen, pranë Frankfurtit dhe kanë bastisur me forcë mbi 3.200 kasaforta sigurie. Paratë, ari dhe sendet me vlerë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Dëmi vlerësohet paraprakisht nga 30 milionë euro, por hetuesit paralajmërojnë se shifra mund të jetë edhe më e lartë, ndërsa shumë media raportojnë se vlera mund të arrijë deri në 90 milionë euro. Më shumë se 2.500 klientë janë prekur nga ajo që tashmë konsiderohet një nga grabitjet më të mëdha në historinë kriminale gjermane. Gjithçka u zbulua të hënën në mëngjes, kur një alarm zjarri çoi policinë dhe zjarrfikësit në bankë....