“Gjërat kthehen në rend kur Europa bashkohet”, Macron nga samiti i liderëve të BE-së: Nëse bëhemi shënjestër e kërcënimeve, do të…

“Gjërat kthehen në rend kur Europa bashkohet”, Macron nga samiti i liderëve të BE-së: Nëse bëhemi shënjestër e kërcënimeve, do të…

Franca dhe Evropa duan “respekt”, tha presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa mbërriti për një samit të liderëve të BE-së në Bruksel. Presidenti francez përshëndeti një kthim në një “situatë shumë më të pranueshme” me Shtetet e Bashkuara, pas “përshkallëzimit” dhe “kërcënimeve për aneksimin e Grenlandës dhe tarifave (ndaj vendeve evropiane) nga Shtetet e Bashkuara”. “Në këtë samit informal ne nënvizojmë unitetin e evropianëve në mbështetjen e Danimarkës, integritetit të saj territorial, sovranitetit të saj kombëtar. Kur Evropa është e bashkuar, e fortë dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në rend”, theksoi ai, duke shtuar: “Ne mbetemi vigjilentë dhe të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicion nëse bëhemi përsëri shënjestër e kërcënimeve.” Top Channel