Gjenerali Jack Keane: Operacioni SHBA-Izrael synon çmontimin e udhëheqjes iraniane
Gjenerali Jack Keane, një gjeneral me katër yje, tashmë në pension, dhe ish-zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, thotë se fushata ushtarake amerikano-izraelite e nisur kundër Iranit më 28 shkurt është një përpjekje e kalkuluar për të çmontuar arkitekturën politike dhe ushtarake të Republikës Islamike. Gjenerali Keane, i cili tani shërben si kryetar i Institutit për Studimin e Luftës, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se sulmet dhe lajmi se udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë gjatë operacionit, e kanë bërë këtë një “ditë historike me rëndësi të jashtëzakonshme”. Keane tha se faza e parë e operacionit i ka tejkaluar pritjet, duke theksuar se sulmet kanë shënjestruar udhëheqjen e lartë, sistemet e raketave, infrastrukturën e dronëve dhe elemente kryesore të...
Burimi:
syri.net