Gjendja në Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet në një senacë të jashtëzakonshme

Gjendja në Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet në një senacë të jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente, pasi Amerika dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit. Seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga misionet e përhershme të Francës, Bahreinit, Kinës, Rusisë dhe Kolumbisë, sipas një deklarate nga misioni i përhershëm i Rusisë në OKB. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë në atë që e cilësuan si sulm parandalues. Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei mund të jetë vrarë, një informacion ky ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se lideri është gjallë. Objektivat e sulmeve amerikane në Iran përfshinin parlamentin, presidencën, Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Inteligjencës, Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit dhe, më...