Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones
Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones , është gjetur e vdekur në një hotel në San Francisko. 34-vjeçarja u gjet e pavetëdijshme në korridorin e hotelit në orët e para të mëngjesit të Vitit të Ri dhe pas mbërritjes së ekipeve mjekësore u konstatua vdekja e saj. Nuk dihet ende shkaku i tragjedisë, ndërsa kujtojmë se Jones është fëmija i dytë i Tommy Lee Jones dhe gruas së tij të dytë, Kimberlea Cloughley. Vëllai i saj, Austin, është 43 vjeç. Si fëmijë, Jones luajti përkrah të atit në filma të tillë si “Men in Black II” dhe “The Three Burials of Melquiades Estrada”, dhe gjithashtu u shfaq në serialin televiziv “One Tree Hill”. Gjatë promovimit të filmit “Tre Varrimet”, Tommy Lee Jones tha...