Gjashtë viktima dhe qindra fluturime të anuluara, dëbora shkakton kaos në Europë

Gjashtë viktima dhe qindra fluturime të anuluara, dëbora shkakton kaos në Europë

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e rrezikshme nga akulli kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimeve në mbarë Europën, me gjashtë viktima të raportuara nga moti ekstrem, sipas BBC. Pesë persona humbën jetën në Francë për shkak të aksidenteve të lidhura me rrugët e mbuluara nga akulli, ndërsa një grua vdiq në Sarajevë pasi një pemë e rënduar nga bora u rrëzua mbi të, në një situatë ku trashësia e dëborës arriti rreth 40 centimetra. Qindra fluturime janë anuluar në të gjithë kontinentin, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar në aeroporte, veçanërisht në Paris dhe Amsterdam. Autoritetet paralajmërojnë se ndërprerjet e fluturimeve do të vijojnë edhe gjatë ditës. Në Francë, tre persona humbën jetën në departamentin Landes për shkak të akullit në rrugë,...