Gjashtë vende europiane dhe Japonia, deklaratë të përbashkët për hapjen e Hormuzit: Irani të ndërpresë sulmet
Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Japonia bashkohen në përpjekjen për të garantuar kalimin e sigurt të cisternave të naftës në ngushticën e Hormuzit, pika më strategjike në botë, e cila u bllokua nga Irani pas nisjes së luftës nga SHBA-Izraeli. Në një deklaratë të përbashkët, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia shprehën gatishmërinë për ndërmarrjen e masave për të zhbllokuar lëvizjen e naftës. “Ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e duhura për të siguruar kalim të sigurt përmes ngushticës. Ne do të ndërmarrim hapa për të stabilizuar tregjet e energjisë, duke përfshirë punën me disa vende prodhuese për të rritur prodhimin. Gjithashtu do të punojmë për të ofruar mbështetje për kombet më të prekura, përfshirë edhe përmes Kombeve të Bashkuara...
Burimi:
top-channel.tv