Gjashtë të vdekur nga moti i keq në Evropë
Bora, akulli dhe temperaturat e ulëta po shkaktojnë kaos në shumë vende të Evropës, duke marrë jetën e së paku gjashtë personave. Në rajonin Landes, në jugperëndim të Francës, tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën në aksidente rrugore të martën. Dy të tjerë vdiqën në aksidente pranë Parisit, përfshirë një shofer që ra në lumin Marne dhe një tjetër pas përplasjes me një kamion. Në Sarajevë, një grua vdiq pasi një degë e mbuluar me borë i ra mbi kokë. Shumë fluturime nga aeroportet kryesore të Parisit, Roissy-Charles de Gaulle dhe Orly, u anuluan të mërkurën për pastrimin e pistave dhe heqjen e akullit nga avionët. Në Holandë, qindra fluturime u anuluan në aeroportin Schiphol, ndërsa shërbimet hekurudhore u ndërprenë për...
Burimi:
syri.net