Gjashtë balena pilot nxirren të ngordhura në një plazh të Zelandës së Re, vullnetarët në luftë me kohën për të shpëtuar 15 të tjera
Gjashtë balena dolën të ngordhura në një plazh të largët në Ishullin Jugor të Zelandës së Re të enjten (1/8), ndërsa vullnetarët po përpiqen të shpëtojnë dhe të kthejnë në det 15 të tjera që janë ende gjallë. Më konkretisht, sipas informacioneve nga BBC, afërsisht 55 balena pilot që dolën në bregun e Farewell Spit, shumica arritën të kthehen në det. Megjithatë, 15 prej tyre mbeten të shpërndara dhe të pafuqishme larg mjedisit të tyre natyror. Siç shihet në një video nga organizata jofitimprurëse “Project Jonah”, e cila merret me gjitarët detarë, vullnetarët hedhin kova me ujë te balenat për t’i mbajtur të freskëta. “Kur të vijë batica, do të na duhet të veprojmë shumë shpejt për të mbledhur këto balena dhe pastaj t’i zhvendosim...
Burimi:
top-channel.tv