Ghendja e jashtëzakonshme pas stuhisë së borës në SHBA, anulohen fluturimet në 3 aeroportet kryesore

Ghendja e jashtëzakonshme pas stuhisë së borës në SHBA, anulohen fluturimet në 3 aeroportet kryesore

Një stuhi e fortë dëbore ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të qarkullimit në New York City dhe në Shtetet e Bashkuara Verilindore, pikërisht në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit për udhëtime. Sipas raportimeve të Sky News, në shtetet e New York-ut dhe New Jersey-t është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Parashikuesit e motit kishin paralajmëruar reshje deri në 28 centimetra borë deri në orën 13:00 të së shtunës, me akumulimin më të madh të pritur në zonat veriore të rajoneve metropolitane të New York City dhe New Jersey. Në qytetin e New York-ut janë regjistruar rreth 4.3 inç (rreth 11 cm) borë, sasia më e lartë e reshjeve që nga viti 2022. Moti i keq ka shkaktuar probleme të konsiderueshme për udhëtarët që...