Gazetari i “New York Times” tregon 50 sekondat e bisedës me Trump pas sulmit në Venezuelë: U përgjigj pas 3 zileve në telefon, dukej i lodhur. Për ofensivën më tha…
Korrespondenti i “New York Times” në Florida, Tyler Pager ka rrëfyer bisedën me Presidentin Trump pak minuta pas njoftimit mbi sulmin në Venezuelë. ‘Presidenti Trump dukej i lodhur. Ishte pak pas orës 4:30 të mëngjesit të së shtunës dhe 10 minuta pasi ai kishte njoftuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin kapur Nicolás Maduron, udhëheqësin e Venezuelës. E telefonova presidentin për të kuptuar më mirë se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë pritej më pas. Ai e hapi telefonin pas tre zileve dhe iu përgjigj disa pyetjeve. Trump fillimisht festoi suksesin e misionit”. “Shumë planifikim i mirë dhe shumë trupa të shkëlqyera, vërtet të shkëlqyera, dhe njerëz të mrekullueshëm,” më tha ai. “Në fakt, ishte një operacion brilant.” Më pas e pyeta nëse kishte...
Burimi:
top-channel.tv