Gati katër vite luftë, Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze

Gati katër vite luftë, Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze

Presidenti ukrainas Zelensky tha në video-mesazhin e tij të ditor se pas gati katër vitesh lufte gjendja në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, si në vijën e frontit ashtu edhe në brendësi të vendit. Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelenski, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në video-mesazhin e tij ditor ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t’i marrë seriozisht paralajmërimet. Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone. Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se krahas raketave balistike, po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore. Përdorimi i këtyre...