Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur, bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues në Venezuelë
Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç deklaroi ai, 16,592 persona u plagosën në një seri tërmetesh shkatërruese, ndërsa rreth 16,309 banorë mbetën pa strehë, raporton shërbimi publik venezuelian VTV. Ai vuri në dukje se 856 ndërtesa u dëmtuan nga tërmetet, të cilat shkaktuan shembjen e 190 ndërtesave të tjera. Rodriguez tha se autoritetet venezueliane po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe ato humanitare, dhe shkalla e dëmit është ende duke u vlerësuar. Më 24 qershor, Venezuela u godit nga dy tërmete të forta e të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, të cilat ndodhën 39 sekonda larg njëri-tjetrit, dhe shteti bregdetar i La Guaira,...
Burimi:
javanews.al