Gardat e Revolucionit kërcënojnë protestuesit në Iran, 50 të vrarë deri tani
Pas zgjerimit të protestave në Iran aktivistët kanë raportuar më shumë se 50 demonstrues të vrarë. Krerët europianë apelojnë ndaj Teheranit për vetëpërmbajtje. Në Iran, Garda e Revolucionit, me mjaft pushtet, ka kërcënuar të shtypë protestat e vazhdueshme kundër udhëheqjes iraniane. Ruajtja e sigurisë është një “vijë e kuqe”, deklaroir Garda në televizionin shtetëror të shtunën (10.01.). Është e papranueshme që situata aktuale të vazhdojë. Ushtria, e cila është gjithashtu nën komandën e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se do të mbrojë interesat kombëtare, infrastrukturën strategjike dhe pronën publike. Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi se 100 “protestues të armatosur” ishin arrestuar në qytetin e Baharestanit pranë Teheranit. Njoftimi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Protestat shkallëzohen Dhjetëra mijëra vetë vazhdojnë protestat kundër...
Burimi:
kohajone.com