Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar zyrën e Netanyahut, nuk dihet fati i tij
Benjamin Netanyahu IZRAEL-Irani sulmoi zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu këtë mëngjes. Sipas informacionit, Irani shënjestroi gjithashtu vendndodhjen ku ishte i pranishëm komandanti i Forcave Ajrore Izraelite. Në një deklaratë të raportuar nga agjencia iraniane Tasnim, Garda Revolucionare Islamike thotë: Zyra e Kryeministrit të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore janë sulmuar dhe goditur rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa. Sipas të njëjtës deklaratë, mbijetesa e Netanyahu-t mbetet “e pasigurt” dhe nuk dihet fati i tij.
Burimi:
zeri.ai