G7 ultimatum Iranit: Ndërprisni menjëherë sulmet kundër vendeve të Gjirit!

G7 ultimatum Iranit: Ndërprisni menjëherë sulmet kundër vendeve të Gjirit!

Ministrat e jashtëm të vendeve të Grupit të 7 vendeve (G7) po i bëjnë thirrje Iranit që t’i japë fund menjëherë dhe pa kushte sulmeve të tij “të pajustifikuara” kundër vendeve të Lindjes së Mesme. “Ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme dhe pa kushte të të gjitha sulmeve të kryera nga regjimi iranian “, sipas një deklarate të përbashkët të ministrave të jashtëm të G7 (Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së). Irani iu përgjigj fushatës ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, e cila filloi më 28 shkurt, duke nisur sulme kundër disa vendeve në rajon, si kundër objektivave ushtarake perëndimore, ashtu edhe kundër infrastrukturës energjetike dhe instalimeve civile. G7 shpreh “mbështetjen e...