Fundoset anija “Frontex” në brigjet e Greqisë, në bord edhe ambasadori i Estonisë, 4 të plagosur
foto ilustruese RODOS- Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në brigjet e Kastellorizos, ku anija e "Frontex" u fundos duke plagosur 5 persona. Sipas mediave greke, në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 4 persona, nga Estonia përfshirë edhe ambasadorin estonez. Po ashtu, si pasojë e përmbytjes së anijës u plagos edhe një oficer i Rojës Bregdetare, i cili shkoi për t’i ndihmuar. Të plagosurit u transportuan në Rodos dhe pritet të dërgohen në spitalin e ishullit. Kryebashkiaku i Kastellorizos, Nikolaos Asvestis, tha për mediat greke se anija e Frontex u përmbys për arsye ende të paditura, por kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI
Burimi:
zeri.ai