Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon letrën e fundit me postë/ Si ndryshon krejtësisht komunikimi në vendin nordik

Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon letrën e fundit me postë/ Si ndryshon krejtësisht komunikimi në vendin nordik

Shërbimi postar i Danimarkës do të dorëzojë letrën e tij të fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite mbi 400-vjeçare. Vendimi u njoftua më herët këtë vit nga PostNord, kompania e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i shërbimeve postare suedeze dhe daneze. PostNord bëri të ditur se do të shkurtojë rreth 1.500 vende pune në Danimarkë dhe do të heqë 1.500 kuti postare të kuqe, duke e justifikuar këtë hap me “digjitalizimin në rritje” të shoqërisë daneze. Sipas kompanisë, kërkesa për letra ka rënë ndjeshëm, ndërsa blerjet online janë rritur, çka e ka shtyrë fokusin drejt dërgesave të pakove. Danimarka përshkruhet si “një nga vendet më të digjitalizuara në botë”, ku dërgimi i letrave ka rënë me më shumë se 90%...