Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon letrën e fundit me postë
FOTO ILUSTRUESE DANIMARKA-Shërbimi postar danez do të dorëzojë letrën e tij të fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite më shumë se 400-vjeçare. The guardian raporton se kompania 'PostNord', e formuar në vitin 2009 në një bashkim të shërbimeve postare suedeze dhe daneze, tha se do të shkurtonte 1,500 vende pune në Danimarkë dhe do të hiqte 1,500 kuti postare të kuqe mes “dixhitalizimit në rritje” të shoqërisë daneze. Kompania tha se kërkesa për letra kishte “rënë në mënyrë drastike”, ndërsa blerjet online vazhdonin të rriteshin, duke nxitur vendimin për t’u përqendruar te pakot. U deshën vetëm tre orë që 1,000 nga kutitë postare dalluese, të cilat tashmë janë çmontuar, të bliheshin kur ato dolën në shitje në fillim të këtij muaji. Danezët do...