Fronti i rrëshqitjes së dheut në Siçili tejkalon 5 km, Meloni: Do të ndajmë 150 milionë euro për të bërë ndërhyrje

Fronti i rrëshqitjes së dheut në Siçili tejkalon 5 km, Meloni: Do të ndajmë 150 milionë euro për të bërë ndërhyrje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kthye sot në qytetin Nissemi në Siçilinë lindore, ku më shumë se dy mijë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Ky është një fenomen që u intensifikua tre javë më parë për shkak të uraganit Harry dhe fronti i përgjithshëm i rrëshqitjeve të dheut tani tejkalon pesë kilometra. Kryeministrja italiane u takua me një komitet qytetarësh që kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe njoftoi se qeveria në Romë do të ndajë menjëherë 150 milionë euro. Kjo shumë pritet të përdoret për shembjen e ndërtesave që nuk janë më të banueshme, për ndërtimin e shtëpive të reja dhe për mbrojtjen e të gjithë zonës, me ndërhyrje që do të synojnë të kufizojnë...