Frikë për luftë me SHBA-në, Irani aktivizon rrjetin e bashkëpunëtorëve

Frikë për luftë me SHBA-në, Irani aktivizon rrjetin e bashkëpunëtorëve

Gjatë bombardimeve të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit vitin e kaluar, rrjeti i aleatëve të armatosur të Teheranit, i njohur si “boshti i rezistencës”, qëndroi kryesisht jashtë konfliktit. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të ndryshojë nëse presidenti amerikan Donald Trump autorizon një sulm të ri ushtarak kundër Iranit. Ndryshe nga përplasja e shkurtër e qershorit 2025, një konflikt i ri me SHBA-në shihet nga Teherani si kërcënim ekzistencial, çka do ta shtynte Iranin të përdorë të gjitha kapacitetet e tij ushtarake dhe rrjetin rajonal të aleatëve. Ky rrjet përfshin Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe milicitë proiraniane në Irak, të cilat prej dekadash kanë qenë shtyllë e strategjisë frenuese të Iranit. Megjithëse boshti i rezistencës është dobësuar ndjeshëm, veçanërisht Hezbollahu pas luftës...