Frikë në Paris, shembet kati i një ndërtese gjatë një feste! 19 të plagosur

Frikë në Paris, shembet kati i një ndërtese gjatë një feste! 19 të plagosur

Të paktën 19 persona u plagosën, nga të cilët një i rëndë, pas shembjes së një apartamenti në një ndërtesë në Paris, në orët e para të së dielës, 18 janar. Autoritetet prokuroriale kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e ngjarjes. Sipas mediave franceze, zjarrfikësit u alarmuan rreth mesnatës, në orën 00:20, kur një apartament në katin e pestë të ndërtesës në rrugën Amelot u shemb. Në momentin e aksidentit, në apartament po mbahej një festë me rreth 50 persona. Në vendngjarje u nisën forca të mëdha: 125 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete zjarrfikëse. Personi i plagosur rëndë u gjet i mbuluar nga rrënojat pa ndjenja, por zjarrfikësit arritën ta shpëtojnë dhe ta dërgojnë menjëherë në spital. Për ngjarjen reagoi edhe kryetarja e...