Frika nga lufta, të pasurit e Dubait paguajnë deri në 200 mijë dollarë për t’u larguar

Frika nga lufta, të pasurit e Dubait paguajnë deri në 200 mijë dollarë për t’u larguar

Pas Luftës së Gjirit dhe sulmeve të fundit, të pasurit e Dubait përpiqen me çdo mënyrë të largohen nga kjo “parajsë fiskale” kozmopolit, shpesh duke shpenzuar qindra mijëra dollarë për të siguruar një rrugë shpëtimi nga konflikti rajonal. Midis shkretëtirës dhe detit, qyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka tërhequr prej kohësh milionerët për shkak të taksave të ulëta, sigurisë dhe klimës pro-biznes. Por kur raketat dhe dronet iraniane fluturuan mbi qiellin e Dubait të shtunën, disa paguan shuma astronomike për t’u larguar, pasi hapësira ajrore e Emirateve ishte pjesërisht e mbyllur dhe fluturimet komerciale ishin të pakta. Një familje turke, Evrim, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e vegjël, paguan 200,000 dollarë për të fluturuar nga Omani drejt Gjenevës, ku do të strehohen derisa...