Frika nga lufta, Dubai rikthehet si në kohën e pandemisë. Rrugët bosh
Bota E Enjte, 12 Mars 2026 20:14 Që pas kohës së pandemisë, Dubain nuk e keni parë kurrë kështu. Aeroporte të boshatisura, qendra tregtare pothuajse bosh, më pak makina në rrugë, plazhe pa njerëz dhe restorante të zbrazëta. Frika nga lufta në Gjirin Persik ka nisur të ndryshojë pamjen e qytetit. Pas tre sulmeve me dronë brenda 24 orësh, shumë turistë janë larguar, ndërsa kompani të mëdha ndërkombëtare po mbyllin zyrat dhe po kthejnë stafin në vendet e tyre. Gjigantë financiarë si Deloitte, PwC dhe Citibank kanë nisur të largojnë punonjësit. Edhe linja ajrore si KLM, Lufthansa dhe Royal Air Maroc po reduktojnë ose ndërpresin fluturimet. Sulmet kanë goditur disa pika të qytetit, mes tyre aeroportin, një bazë ushtarake, një hotel, distriktin financiar dhe autostradën...
Burimi:
kohajone.com