Francë, lindshmëria “në kolaps”:  E paprecedent qe nga Lufta e II, ka më shumë vdekje

Francë, lindshmëria “në kolaps”:  E paprecedent qe nga Lufta e II, ka më shumë vdekje

Franca duket se ka hyrë në një pikë kthese historike demografike: për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, numri i vdekjeve në vend, ka tejkaluar atë të lindjeve. Ky zhvillim alarmues po gërryen avantazhin demografik që Franca kishte arritur të ruante prej dekadash të tëra ndaj shumicës së vendeve të Bashkimit Europian, sipas të dhënave zyrtare të publikuara së fundi. Instituti Kombëtar i Statistikave (INSEE) bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar u regjistruan 651 mijë vdekje kundrejt vetëm 645 mijë lindjeve, një përmbysje e qartë e bilancit natyror të popullsisë. Rënia e lindshmërisë është përshpejtuar ndjeshëm që nga pandemia e COVID-19, duke thelluar shqetësimet për të ardhmen demografike të vendit. Edhe pse Franca është dalluar historikisht për tregues...