Franca shpëtoi mbi 6 mijë emigrantë drejt Britanisë në vitin 2025
Autoritetet franceze kanë shpëtuar më shumë se 6 mijë emigrantë që tentonin të mbërrinin në Britaninë e Madhe me varka të vogla gjatë vitit 2025, ndërsa 25 persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, sipas raportit vjetor të publikuar të premten nga prefektura detare franceze. Franca ka qenë prej vitesh një pikënisje kryesore për emigrantët që synojnë të kalojnë Kanalin e La Manshit për të nisur një jetë më të mirë në Britani, ku qeveria laburiste e qendrës së majtë po përballet me presion të fortë nga e djathta ekstreme anti-emigracion për të frenuar mbërritjet. Pavarësisht rreziqeve të mëdha, përpjekjet për të bërë këtë udhëtim të rrezikshëm me mjete të pasigurta “nuk janë ngadalësuar”, thuhet në raportin e prefekturës detare për...
Burimi:
syri.net