Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, dënojnë sulmet iraniane ndaj vendeve të rajonit

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, dënojnë sulmet iraniane ndaj vendeve të rajonit

Bota E Diel, 1 Mars 2026 15:15 Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë deklaruar se nuk morën pjesë në sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, por dënuan sulmet iraniane ndaj vendeve të rajonit, transmeton Anadolu. “Nuk morëm pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, Izraelin dhe partnerët në rajon. Ritheksojmë përkushtimin tonë për stabilitetin rajonal dhe mbrojtjen e jetës së civilëve”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Friedrich Merz dhe kryeministrit britanik, Keir Starmer. Ata gjithashtu dënuan sulmet iraniane ndaj vendeve të rajonit “në termat më të fortë”. “Irani duhet të përmbahet nga sulmet ushtarake të padiskriminuara. Bëjmë thirrje për rifillimin e negociatave dhe i kërkojmë udhëheqjes iraniane të kërkojë...