Franca, gati të hapë “ombrellën e saj bërthamore”: Autonomi strategjike nga Europa
Në mesin e një tensionimi të ri të marrëdhënieve transatlantike, gjithmonë e më shumë po shtrohet pyetja nëse Europa mund të mbrohet vetë, pa Shtetet e Bashkuara. Kjo pyetje po rikthehet fuqishëm në qendër të debatit politik dhe të sigurisë në Bashkimin Europian, teksa po shtohen dyshimet për angazhimin afatgjatë amerikan në mbrojtjen e kontinentit të vjetër. Diskutimi u rindez pas deklaratave të kancelarit gjerman Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili pritet që brenda pak javësh të mbajë një fjalim kyç mbi përditësimin e doktrinës bërthamore franceze. Franca është i vetmi vend i BE-së që zotëron armë bërthamore. Doktrina e saj parashikon përdorimin e armës atomike në rast se kërcënohen “interesat jetike” të vendit, një formulë kjo që historikisht është mbajtur e paqartë...
Burimi:
top-channel.tv