Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore, afrohet edhe Anglia

Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore, afrohet edhe Anglia

Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz konfirmuan se kanë nisur bisedimet mbi mundësinë e zgjatjes së ombrellës bërthamore franceze mbi kontinentin europian. Një temë e tillë nuk është më tabu. Me shume detaje, shefi i Elizesë premton të japë në javët në vijim. Ky konsiderohet një nga rezultatet më konkrete dhe më të matshme të takimeve në Mynih. Macron shpjegoi se Franca ka nisur një “dialog strategjik” me disa vende europiane mbi armët bërthamore franceze. Qëllimi është të shihet se si mund të kombinohet doktrina kombëtare franceze me një bashkëpunim të veçantë dhe një interes të përbashkët sigurie, diçka që, sipas tij, po ndodh për herë të parë në histori. “Traktatet bërthamore që u shpërbënë gjatë administratës së dytë Trump janë negociuar për europianët, por pa...