Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit, Macron: Truri i fëmijëve tanë nuk është për shitje
Shembulli i Australisë, e cila ka ndaluar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duket se pritet të ndiqet edhe nga Franca. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti francez, Emmanuel Macron.Në një video të publikuar prej tij, Macron deklaron se duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, do të ndalohet përdorimi i telefonave celularë në shkolla, si dhe përdorimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. “Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është për shitje. Emocionet e tyre nuk janë për shitje dhe nuk duhet të manipulohen, qoftë nga platformat amerikane apo nga algoritmet kineze”, shprehet Macron në videon e tij. Më tej, presidenti francez bën thirrje për përshpejtimin e procedurave ligjore, pas të dhënave shqetësuese...
Burimi:
vizionplus.tv