Franca dhe Kanadaja hapin konsullata në Groenlandë, lëvizjet e të dy vendeve një shenjë e mbështetjes që aleatët e NATO-s po i ofrojnë ishullit
Kanadaja ka inauguruar zyrtarisht një zyrë konsullore në Groenlandë, në një veprim simbolik që vjen në një moment tensioni gjeopolitik, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte deklaruar më herët se SHBA duhet të pushtojë ishullin Arktik për arsye të sigurisë kombëtare. Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary Simon dhe Ministrja e Jashtme, Anita Anand, udhëtuan sot drejt Nuuk, kryeqytetit të Groenlandës, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të konsullatës kanadeze. Po sot, edhe Franca ka përuruar konsullatën e saj në Groenlandë, duke shtuar praninë diplomatike në ishull. Deri më tani, vetëm Islanda dhe Shtetet e Bashkuara kishin konsullata në Nuuk, sipas BBC. Këto lëvizje diplomatike nga Kanadaja dhe Franca konsiderohen si një shenjë e qartë e mbështetjes së vazhdueshme nga...
Burimi:
top-channel.tv