Fotot e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dritë mbi lidhjet mes Princit Andrew, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell

Fotot e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dritë mbi lidhjet mes Princit Andrew, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell

Publikimi i dokumenteve dhe fotografive nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka rikthyer vëmendjen mbi marrëdhëniet mes Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell dhe Andrew Mountbatten-Windsor, ish-Dukës së York-ut, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e tij në futjen e çiftit në rrethet më të larta të shoqërisë britanike. Në disa prej imazheve të bëra publike, Epstein dhe Maxwell shfaqen në aktivitete elitare në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë gjueti në Balmoral dhe pjesëmarrje në tribunën mbretërore në Ascot, në shoqërinë e Andrew Mountbatten-Windsor. Një tjetër fotografi tregon Maxwell jashtë godinës së Downing Street 10, ndërsa një imazh tjetër e paraqet atë në ambientet historike të “War Rooms” të Winston Churchill, së bashku me personalitete si ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe aktori Kevin Spacey. Dokumentet dhe fotografitë u publikuan...