FOTO/ ‘Vajzat janë të mrekullueshme’ – Pas publikimit të emaileve me Epstein, dorëhiqet Lajçak

FOTO/ ‘Vajzat janë të mrekullueshme’ – Pas publikimit të emaileve me Epstein, dorëhiqet Lajçak

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi Jeffrey Epstein një mesazh nga Kievi, duke shkruar ‘Përshëndetje nga Kievi. Thjesht dua ta konfirmoj se vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë’.Më pas, Lajçak i dërgoi Epsteinit edhe një ‘përshëndetje nga Kievi’, bashkë me një fotografi, e cila ishte e censuruar, shkruajnë mediat sllovake. Ky komunikim është pjesë e mbi tre milion faqe dokumentesh që lidhen me hetimin ndaj Jeffrey Epsteinit, të cilat Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi ditën e djeshme (e premte). Sipas mediave sllovake, emri i Lajçak, i cili ka shërbyer gjithashtu si i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, shfaqet 346 herë në këto dokumente. Pas publikimit të...