Foto/ Një peshk i rrallë nxirret nga ujërat në një plazh në Siçili, kjo specie jeton në thellësinë nga 200 deri në 1.000 metra

Foto/ Një peshk i rrallë nxirret nga ujërat në një plazh në Siçili, kjo specie jeton në thellësinë nga 200 deri në 1.000 metra

Një peshk i rrallë Lophotus lacepede, një specie e rrallë e regjistruar në Mesdhe, u pa të enjten në plazhin e Milazzos në Siçili, duke ngjallur interesin e komunitetit shkencor. Kjo specie i përket peshqve mezopelagjikë dhe jeton në thellësi nga 200 deri në 1.000 metra. Gjatë ditës qëndron në thellësi të mëdha për të shmangur grabitqarët, ndërsa natën ngrihet në sipërfaqe për t’u ushqyer. Sipas mediave italiane, biologu Carmelo Isgro, drejtor dhe themelues i Muzeut të Detit Milazzo (MuMa), nxitoi në vendngjarje. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, peshku nuk mbijetoi, por i dha shkencës një mundësi të paçmuar për studim. Ai do t’i nënshtrohet një trajtimi të veçantë dhe do të ekspozohet në MuMa, në mënyrë që të bëhet pjesë e koleksionit të përhershëm...