Foto/ I armatosur në rezidencën e Trump, dalin pamjet e pushkës që dyshohet se i riu kishte me vete

Foto/ I armatosur në rezidencën e Trump, dalin pamjet e pushkës që dyshohet se i riu kishte me vete

Një i ri rreth të 20-ve është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago. Autoritetet njoftuan se personi u pa pranë portës veriore, dyshohet me një pushkë gjahu dhe një shishe benzine. Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës nga zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me të riun, idhe gjatë përplasjes u qëlluan me armë zjarri. Asnjë nga personat e mbrojtur të Shërbimit Sekret nuk ishte i pranishëm në vend në atë kohë. Top Channel