Foto/ “Do të të marr me vete”, u tërhoq nga një emigrant në shinat e metrosë, kush është 18-vjeçarja që u përplas për vdekje nga treni
Një vajzë 18-vjeçare humbi jetën pasi u shty në shina nga një emigrant sudanez në një sulm të rastësishëm në stacionin e metrosë Wandsbek Markt në Hamburg, Gjermani. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Viktima, Fatemeh D., u tërhoq dhe u shty nga Ariop A., 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën pas përplasjes me trenin. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte asnjë lidhje të mëparshme mes tyre. Lajmi ka tronditur komunitetin dhe familjarët e vajzës kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale. Në Instagram, nëna e saj postoi një foto të Fatemeh duke mbajtur lule, duke shkruar: “Bija ime është një engjëll.” Në një tjetër postim emocional shtoi: “O vajza e bukur.” Një tjetër homazh përfshinte një përmbledhje videosh me mbishkrimin: “Natën e...
Burimi:
top-channel.tv