Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një “qasje të re koloniale” në mosmarrëveshjen për Groenlandën dhe për përpjekje për të dobësuar Evropën, të cilën ai thotë se mund të kundërpërgjigjet me masa ekonomike. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përdorur prej kohësh tarifat tregtare si “armë ekonomike” dhe tani ka kërcënuar të vendosë tarifa të reja për vendet evropiane që sfidojnë kërkesën e tij për të blerë ishullin arktik të Groenlandës, që është një pjesë gjysmë-autonome e Danimarkës. “Tarifat e reja të Trump janë krejtësisht të papranueshme, aq më tepër kur ato përdoren si levë kundër sovranitetit territorial”, tha sot Macron në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos. Më herët, Trump publikoi mesazhe private me Macron ndërsa grindja kërcënoi të...