Forcat izraelite vijojnë sulmet ndaj Hezbollahut në Liban, vret një komandant dhe dy anëtarë të organizatës
Ushtria izraelite tha se kishte vrarë një komandant të njësisë Radwan të Hezbollahut dhe dy individë të tjerë në një sulm në Libanin jugor. Në një deklaratë, ajo tha se Abu Khalil Barji u vra së bashku me dy anëtarë të tjerë të grupit në një sulm ajror në zonën Majdal Salem. Ushtria izraelite shtoi se kishte kryer sulme të tjera kundër asaj që e përshkroi si infrastrukturë të Hezbollahut në zona të ndryshme të Libanit jugor. Lajmi vjen pas vrasjes së një anëtari të Hamasit ditën e sotme po në Liban. Pres javës së parë të luftës në Lindjen e Mesme forcat izraelite kanë filluar një fushatë ndaj organizatës terroriste, Hezbollah, duke synuar shfarosjen e saj përfundimtare nga Libani. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv