Fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re anulohen, shkak rritja e çmimeve të karburantit, reagon kompania ajrore: Kërkojmë mirëkuptim

Fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re anulohen, shkak rritja e çmimeve të karburantit, reagon kompania ajrore: Kërkojmë mirëkuptim

Jetstar Airways në Zelandën e Re ka anuluar një pjesë të fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare, duke përmendur rritjen e çmimeve të karburantit si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Kompania ajrore bëri të ditur se rreth 12% e fluturimeve gjatë muajit maj janë prekur, duke përfshirë linjat midis Auckland dhe qyteteve si Christchurch, Wellington, Sydney dhe Brisbane. Sipas kompanisë, shumicës së pasagjerëve u është ofruar alternativë për të udhëtuar në të njëjtën ditë, ndërsa ndryshimet në orar cilësohen si të përkohshme. Në një deklaratë, një zëdhënës i kompanisë theksoi se vendimi lidhet me rritjen e kostove të karburantit për avionë dhe faktorë të tjerë ekonomikë në rritje. “Na vjen keq për shqetësimin dhe i falënderojmë klientët për mirëkuptimin e tyre”, thuhet në reagimin zyrtar....