Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh

Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh

Në fillim të marsit, një avion izraelit transporti u nis nga Tel Avivi drejt Beogradit dhe më pas u kthye sërish në shtetin hebre, sipas të dhënave të Radio Evropa e Lirë dhe faqeve për ndjekjen e fluturimeve. Avioni ishte i llojit të përdorur për ngarkesa të rënda dhe të rrezikshme, përfshirë armët, megjithëse nuk është bërë e qartë çfarë konkretisht transportonte, pasi institucionet përkatëse nuk kanë dhënë sqarime.  Kompania private izraelite “Challenge Airlines IL” ka kryer gjatë muajit të fundit të paktën nëntë fluturime mes Serbisë dhe Izraelit, përfshirë dy fluturime pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-iranian më 28 shkurt 2026. Pyetjet e Radio Evropa e Lirë drejtuar ministrive serbe dhe kompanisë mbetën pa përgjigje. Serbia e kishte pezulluar eksportin e armëve në qershor të...