Flota iraniane humbet krenarinë/ Pushon në fund të detit dronë-mbajtësja e luftës “Bagheri”
Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar dronë-mbajtësen e Iranit, Shahid Bahman Bagheri, duke shkaktuar një humbje historike për flotën iraniane. Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë, një anije 240 metra e gjatë që fillimisht funksiononte si anije kontenierësh, Perarin. Emri i saj u dha për nder të komandantit të ndjerë iranian, Bahman Bagheri, dhe ajo hyri në shërbim në vitin 2025. Ekspertët ushtarakë e konsiderojnë këtë anije, si anijen më të madhe ushtarake të fundosur që nga Lufta e Dytë Botërore, duke theksuar rëndësinë strategjike dhe simbolike që ajo mbante për Iranin. Sipas raportimeve, sulmi u realizua gjatë operacioneve të vazhdueshme të SHBA-ve dhe Izraelit mbi flotën dhe bazat iraniane, duke goditur infrastrukturën e dronëve dhe kapacitetin operativ të Teheranit...
Burimi:
ntv.al