Flet mes lotëve babai i njërit prej viktimave të tragjedisë së Zvicrës: Ai ishte dielli i shtëpisë sonë, herën e fundit…

Flet mes lotëve babai i njërit prej viktimave të tragjedisë së Zvicrës: Ai ishte dielli i shtëpisë sonë, herën e fundit…

Tragjedia e rëndë në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana të Zvicrës, ku dhjetëra të rinj humbën jetën natën e Vitit të Ri, ka goditur rëndë dhe disa familje italiane. Mes viktimave ishte edhe 16-vjeçari Giovanni Tamburi nga Bolonja. Babai i tij, sipërmarrësi italian Giuseppe Tamburi, pronar i kompanisë së verërave, ka folur me lot në sy për mediat, duke përshkruar raportin e veçantë që kishte me të birin. “Giovanni ishte dielli im. Jetoja me të dhe për të. Ishte i dashur nga të gjithë, një djalë i sjellshëm, i mirë, shumë i aftë në shkollë dhe sport. Djali ideal për çdo prind”, rrëfen ai. Tamburi tregon se e kishte kujdestarinë e djalit që i vogël dhe se jetonin bashkë në Bolonja. ‘Për tre ditë me radhë...