Fjalimi i Trump, reagon Irani: Tha gënjeshtra të mëdha kundër Teheranit
Irani ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump për gjendjen e kombit, duke akuzuar administratën e tij për përdorim të propagandës naziste dhe “gënjeshtrave të mëdha” kundër Teheranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, në një reagim në rrjetin social X, deklaroi se administrata amerikane po përsërit të pavërteta për programin bërthamor dhe raketor të Iranit, si dhe për numrin e viktimave gjatë protestave në vend. Në reagimin e tij, Baqaei iu referua Joseph Goebbels, ministrit të propagandës së Gjermanisë naziste, duke thënë se: “Përsërite një gënjeshtër mjaftueshëm shpesh dhe ajo bëhet e vërtetë, ky është një ligj propagande i shpikur nga nazistët. Ky ligj tani po përdoret sistematikisht nga administrata amerikane.” Ai akuzoi gjithashtu Izraelin, të cilin e cilësoi...
Burimi:
top-channel.tv