Fjalimi drejtuar kombit, Trump rreshton arritjet: Kjo është epoka e artë e Amerikës
Në fjalimin e tij për gjendjen e kombit, Donald Trump foli më gjatë se cdo paraardhës, tek rreshtoi arritjet e mandatit të tij në cështje që përfshinin ekonominë, inflacionin dhe emigracionin. Kufiri i SHBA-së është i sigurt, ekonomia po lulëzon si kurrë më parë dhe armiqtë tanë janë frikësuar, tha ai mes brohoritjeve të kolegëve republikanë. “Kombi ynë është rikthyer, më i madh, më i mirë, më i begatë dhe më i fortë se kurrë më parë. Kjo është epoka e artë e Amerikës”, u shpreh Trump. Trump e shënjestroi edhe një herë Gjykatën Supreme, duke kritikuar sërish vendimin e saj për të bllokuar tarifat e tij për importet nga shumë vende të botës. “Një vendim i pafat”, ky ishte përshkrimi që bëri presidenti amerikan....
Burimi:
top-channel.tv