Fishekzjarre dhe spektakël! 2026 vjen zyrtarisht në “Ishullin e Krishtlindjeve” (VIDEO)

Fishekzjarre dhe spektakël! 2026 vjen zyrtarisht në “Ishullin e Krishtlindjeve” (VIDEO)

KIRIBATI- Banorët e ishujve të Kiribatit festuan të parët hyrjen e Vitit të Ri 2026, duke ndezur fishekzjarrët dhe hapur shampanjën sapo ora shënoi mesnatën lokale. I njohur zyrtarisht si Kiritimati, Ishulli i Krishtlindjes ka më shumë se 7,000 banorë dhe dikur ishte një nga vendet e fundit në botë që shënonte Vitin e Ri. Ndërsa Kiribati përshëndet vitin e ri, pjesa tjetër e botës nis rrugëtimin e saj drejt 2026-ës, me Samoan që do të jenë të fundit që do ta festojnë natën e ndërrimit të viteve, 26 orë më vonë./ZËRI