“Financial Times”: Ministrat e jashtëm të BE-së shqyrtojnë zgjerimin e misionit detar “Shields” në Ngushticën e Hormuzit

“Financial Times”: Ministrat e jashtëm të BE-së shqyrtojnë zgjerimin e misionit detar “Shields” në Ngushticën e Hormuzit

Bota E Diel, 15 Mars 2026 17:03Një anije cisternë e ankoruar në Muscat, Oman pranë ngushticës më 7 mars (foto nga arkivi) Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të misionit detar evropian “Aspides” deri në Ngushticën e Hormuzit, në një kohë kur Franca po punon për krijimin e një misioni ndërkombëtar për shoqërimin e tankerëve të naftës. Qëllimi është garantimi i sigurisë së lundrimit në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë shkruan gazeta britanike Financial Times, duke cituar një zyrtar të informuar mbi diskutimet që janë aktualisht në zhvillim. Misioni “Aspides”, ku aktualisht marrin pjesë tre anije nga Franca, Greqia dhe Italia, është i përqendruar kryesisht në mbrojtjen e anijeve tregtare nga sulmet e rebelëve Huthi...